Zbulohet kur do të fillojë ‘Kepi i VIP-ave’
Në faqen zyrtare të Top Channel-it është publikuar promoja zyrtare e “Kepit të VIP-ave”. Mësohet se emisioni do të nisë të dielën në orën 21:00.

Moderatorja është Kiara Tito, autorja Olsa Muhameti, ndërsa konkurrentët pjesëmarrës janë: Ronaldo Sharka, Keisi Medini, Jori Delli, Shpat Kërleshi, Gerti Koxha, Erisa Haxhiu, Livia Brunga si dhe ish-konkurrent i Përputhen, Mevlan Shaba.