Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Mikela Pupa, ka zbuluar së fundmi se është një lidhje dashurie. Teksa ishte e ftuar si opinioniste në emisionin e “Për’puthen”, ku edhe vetë ka qenë konkurrente, ajo tregoi se ka gjetur partnerin ideal.
Mikela zbuloi se me personin në fjalë fillimisht kanë qenë shokë dhe më pas kanë nisur një lidhje dashurie ku tashmë po bashkëjeton me të prej tre muajsh.
Zbulohet lidhja e re e Mikela Pupës, kush është djali me të
“Jam me dikë që është shumë i urtë, është shumë i dashur dhe më fal atë qetësinë që nuk e kisha gjetur kurrë më përpara. Po bashkëjetoj më dikë. Kemi shumë kohë që njihemi, kemi qenë shumë shokë më përpara dhe që po bashkëjetojmë kemi vetëm tre muaj”, tha Mikela Pupa.
Kjo e fundit shtoi se partneri i saj nuk është personazh i njohur i ekranit dhe preferoi që të mos zbulonte më shumë detaje nga kjo lidhje.