Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka takuar ushtarët në lindje të Ukrainës, sipas një deklarate nga zyra e tij. Ai raportohet se është takuar me ushtarë dhe oficerë të Grupit Operativ dhe Strategjik Khortytsia, të cilët “u dalluan në beteja të ashpra” rreth qytetit Bakhmut.

“Ukraina është krenare për secilin prej jush,” u tha Zelensky atyre. “Ju jeni të mëdhenj dhe të fortë. Ju jeni ukrainasit tanë të vërtetë.”, shtoi ai. Presidenti ukrainas vizitoi gjithashtu një pikë karburanti në rajonin e Donetskut për të pirë një kafe me ushtarët që ishin atje.