Kina do të zgjedhë 30 qytete në vitin 2023 si vende për të pilotuar transformimin digjital të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të nisur një program provë të planifikuar deri në vitin 2025, sipas një qarkoreje të publikuar bashkërisht nga Ministria e Financave dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, citon “Xinhua”.
Masa synon qytetet si aktorë në mbështetjen e transformimit dixhital të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke shfrytëzuar njohuritë e qeverisjes vendore për industritë dhe kompanitë, thuhet në dokument.
Po ashtu, do të konsolidohet pozicioni kryesor i firmave në transformimin digjital dhe do të ndihmohet në forcimin e konkurrencës së tyre thelbësore.
Qytetet pilot, në ose mbi nivelin e prefekturës, do të marrin secili një bonus nga qeveria qendrore për programet dyvjeçare.