Portieri shqiptar, Gabriel Guri prej ditës së djeshme është zyrtarisht pjesë e Akademisë së PSG-së në Paris. 17-vjeçari nga Velipoja do jetë për të paktën një sezon pjesë e moshave U-19 në klubin nga Parisi, teksa ka rënë në sytë e drejtuesve të gjigantëve francezë.
I dalë nga moshat e Adës në Velipojë, “gardiani” i ri ishte pjesë e KF Murlanit deri në 2021, për të vijuar më pas karrierën te “Havre Athletic” në Francë. Aktivizimi në këtë akademi nxori në pah vlerat e djaloshit, me gjigantët e Olympique Lyon që e afruan në ekip.
Tanimë është PSG që ia doli të bindë 17-vjeçarin për të firmosur me ta, teksa Guri do jetë pjesë e ekipit të të rinjve për të marrë më shumë formim të paktën për një sezon. Si një talent në katërkëndësh, Guri pritet të tregojë vlerat e tij në Paris, për të shpresuar më pas në një kontratë afatgjatë.