Universitetet evropiane dhe të Amerikës së Veriut dominojnë në renditjen botërore të QS 2024 me Institutin e Teknologjisë të Massachusetts (MIT) që siguron pozicionin e parë për të 12-tin vit radhazi.
Lista e Universiteteve më të mira në rang Botëror të QS 2024 është publikuar – dhe Evropa ka marrë gjysmën e vendeve të para në top 10.
Vlerësimi vjetor – tashmë në vitin e tij të 20-të – bazohet në analizën e 17.5 milionë punimeve akademike dhe mendimet e ekspertëve të mbi 240,000 fakulteteve akademike dhe punëdhënësve nga e gjithë bota.
Evropa kap 5 nga 10 pozicionet kryesore, ndërsa universitetet anglishtfolëse dominojnë në nivelet e larta të renditjes me rezultate perfekte në kategori të tilla si reputacioni akademik, reputacioni i punëdhënësit dhe raporti fakultet/student.
Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT) në Kembrixh, Shtetet e Bashkuara, siguroi vendin për të 12-tin vit radhazi me 100 pikë.
Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar pason, duke marrë vendin e dytë me 99.2 pikë, ndërsa, Universiteti i Oksfordit siguroi vendin e tretë me 98.9 pikë.
Universiteti i Harvardit zuri vendin e katërt me një rezultat prej 98.3 dhe Universiteti Stanford u rendit i pesti me 98.1 pikë.
10 universitetet më të mira në botë
1. The Massachusetts Institute of Technology (SHBA)
2. The University of Cambridge (Mbretëri e Bashkuar)
3. University of Oxford (Mbretëri e Bashkuar)
4. Harvard University (SHBA)
5. Stanford University (SHBA)
6. Imperial College London (Mbretëri e Bashkuar)
7. ETH Zurich (Zvicër)
8. National University of Singapore (Singapor)
9. University College London (Mbretëri e Bashkuar)
10. University of California (SHBA)