Real Madrid mbetet gjithmonë pas Kylian Mbappe, por “yllin” francez e ëndërrojnë edhe në Premier League. Sidomos Liverpooli, që po bën të pamundurën për të siguruar firmën me një nga futbollistët më të mirë në planet.

24-vjeçari ka edhe një vit kontratë me PSG-në. Që në rast se nuk arrin akordin e rinovimit, është gati ta shesë. Pasi nuk mund të humbasë një lojtar të tillë me parametra zero.

Dhe “The Reds” janë gati të shfrytëzojnë këtë mundësi, duke “hapur thesin” për të siguruar kartonin e sulmuesit të PSG-së dhe kombëtares së Francës.

200 milionë euro është oferta e drejtuesve të klubit anglez, propozim që tundon jo pak presidencën e PSG-së. Por, një nga problemet është fakti që Liverpooli nuk luan në Champions League sezonin e ardhshëm.