Al Hilal ka njoftuar Manchester City-n se është i gatshëm të paguajë 70 milionë euro për kartonin e Bernardo Silvas. Sipas CBS Sports, klubi i kryeqytetit të Arabisë Saudite, Riad, i ofron portugezit një pagë vjetore prej 50 milionë eurosh.
Bernardo Silva, 28 vjeç, nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij, teksa ka katër alternativa në tavolinë për vijimin e karrierës: kalimin tek Al Hilal, Paris Saint-Germain ose Barcelona, pa harruar rinovimin me Manchester City-n.
Ndërkohë, Al Hilal, që ka si trajner të ri portugezin Jorge Jesus, tashmë ka siguruar shërbimet e Rúben Neves, si dhe po përpiqet të blejë edhe mesfushorin Sergej Milinkovic-Savic nga Lazio.
Këtë të martë mbërrit në Riad Kalidou Koulibaly, ish-mbrojtësi senegalez i Chelsea-t.