Ata e bëjnë këtë me zgjedhje, jo me domosdoshmëri. Janë ata persona që do të zgjedhin të angazhohen me gëzim në profesionin e prindit dhe do të kenë një bashkëpunim të mirë me të.

GAFORRJA

Gaforrja do tregojë shumë interes për biznesin familjar, pikërisht sepse është… familjar. Si person ai është tradicional dhe do të bëjë gjithçka për të mbajtur familjen e tij. Ai nuk mund të duronte të shihte se përpjekjet e prindërve të tij shkonin dëm. Nuk do të lejonte që djersa e një jete të shkonte dëm. Kur Gaforrja të arrijë moshën e duhur, ai do të bëjë një hap përpara, do të marrë përsipër biznesin ose zyrën dhe do të përpiqet të japë maksimumin për ta parë atë të ketë sukses edhe më shumë.

LUANI

Luani është ai që ne e quajmë “djali i babit”. Nëse prindi i tij ka një biznes apo zyrë të ngritur me klientelë, të ardhura dhe stabilitet të caktuar, atëherë duhet konsideruar më shumë se e ditur që do të merret edhe ai me këtë punë. Në fund të fundit, përtej përfitimeve të dhëna financiare, ai do të jetë në gjendje të jetë shefi i vetes dhe, natyrisht, menaxher i biznesit. Ai do të jetë përgjegjës vetëm para vetes dhe që në moshë relativisht të re do të jetë autonom.

AKREPI

Gjithçka për Akrepin ka të bëjë me paratë. A është i suksesshëm biznesi i prindërve të tij? A bën para? A ofron stabilitet dhe një të ardhme të garantuar? Nëse ai i ka të gjitha këto atëherë Akrepi nuk duhet as të mendojë dy herë se çfarë profesioni do të zgjedhë. Ashtu si Luani, edhe ai, përtej parave, e sheh atë si një mundësi shumë të mirë për t’u bërë drejtpërdrejt menaxher dhe shef i vetes.