Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu deklaroi sot se kryeministri Albin Kurti nuk mundi të ishte në Tiranë në takimin informal të thirrur nga Rama që u mbajt me liderët e Ballkanit Perëndimor, pasi muaj me parë kishte konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë. Konferenca sipas Kryeziut, ishte në të njëjtën kohë dhe ditë me panelin për Ballkanin e Hapur.
Por Kurti nuk ka qenë i vetmi i ftuar në këtë forum.
Nga një status i postuar në rrjete sociale shihet se pjesë e këtij forumi ka qenë dhe zv. ministrja e Brendshme e Shqipërisë Romina Kuko, e cila e ka ndjekur online.
Në edicionin e 25 të Simpoziumit Symi organizuar nga ish-kryeministri i Greqisë Jorgo Papandreu këtë vit në Kretë.
Keqardhje që për shkak të impenjimeve në Tiranë nuk mund të isha e pranishme fizikisht në Kretë por faleminderit teknologjisë që mundëson pjesëmarrje online. E nderuar të isha folëse në panelin për Ballkanin Perendimor”, shkruan Kuko, e cila ka postuar dhe fotot ku shihen dhe shumë të tjerë që kanë zgjedhur ta ndjekin online dhe jo fizikisht.
Me sa duket, Forumi i Kretës që mund të ndiqej edhe online nga Tirana, ka qenë më shumë një artificë e gjetur nga Kurti për t’iu shmangur takimit të thirrur nga Rama ku ishin të pranishëm dhe liderët e tjerë të Ballkanit.