Anëtari i Partisë Demokratike Sidi Hasanaj i ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” në DritareTv ka komentuar dy foto që implikojnë familjare të Sali Berishës dhe deputetë dhe që tregojnë lidhjet e tyre me krimin.

“Në datën 10 janar të 2022-shit mbasi ndodhi “lufta civile” në oborrin e PD-së, te televizioni i familjes Berisha ishte në lidhje direkte zoti Myftar Lumneshi. Zotëria tha: “Unë njihem me zotin Basha dhe jam takuar shpesh nëpërmjet zotit Berisha. Por unë jam njëri i afërt ei zotit Berisha.

” Zoti Myftari pati monopolin e lojërave të fatit Apex kur qeverisej nga PD-ja në vitet 2009-2013. Këto janë foto të paraqitura në dosjen e shpalljes non-grata nga Britania e Madhe të zotit Berisha ku është Myftar Lumneshi, vëllezërit Osmani dhe djali i zotit Berisha. Grupi Osmani u arrestua para pak muajsh nga Interpoli dhe Europoli si një nga grupet më të mëdha të rrjetit të kokainës mes Amerikës Latine, Belgjikës dhe Holandës. Pra familja Berisha është e ulur në tavolinë me krimin.

Anëtari i PD-së publikon fotot: Familja Berisha e ulur në

Ndërsa në foton tjetër është Flamur Noka dhe në të majtë të tij janë dy vëllezër që sot janë në arrest me burg se janë të lidhur me një nga klanet e kokainës nga Amerika Latine. Këto foto janë akuza dhe lidhje të shpifura nga Lulzim Basha apo janë akuza të faktuara integritet nga Lulzim Basha. Unë mendoj se është e dyta.”, tha Hasanaj në DritareTv.