Një anije në detin e Sarandës, e cila ofron tur 1 orë për turistët, kishte mbetur rreth 70 metër nga bregu. Pronari i anijes “Sipa Tours”, Arben Pipa shpjegoi për Report Tv se turi u ndalua për t’i bërë kontroll anijes dhe sipas pronarit ka rezultuar prani ajri në tubacionet e karburantit.
Situata ka zgjatur rreth 20 minuta, ndërsa anija ka qenë në spirancë gjatë gjithë kohës së ngjarjes, e cila ka ndodhur gjate përgatitjeve për nisje.
Për shkak të shqetësimeve të personave në bord, pronari tha se është bërë afrimi me mjete të tjera gomone e skafe të turistëve dhe janë dhe evakuar nga anija.
Turi u anulua ndërsa personat që ndodheshin në bord janë informuar për tu paraqitur për rimbursimin e biletave që kishin paguar.