Sirena arabe edhe për Luis Diaz, sulmuesin e Liverpoolit. Klubi i Al Hilal ka gati një ofertë prej 50 milionë eurosh për kolumbianin e The Reds.

Gjithsesi, drejtuesit e klubit anglez do e refuzojnë këtë ofertë, pasi Jurgen Klopp ka bllokuar shitjen e 26-vjeçarit latin.
Trajneri gjerman e vlerëson shumë Diaz, të cilin e konsideron tepër të rëndësishëm për skemat e tij të lojës. Dhe e ka në planet e së ardhmes së skuadrës.

Liverpooli pagoi 47 milionë euro te Porto në janarin e vitit 2022, dhe firmosi një kontratë deri në verën e vitit 2027 me Diaz.

Sezonin e fundit, njësoj si për gjithë ekipin e Klopp, ishte për t’u harruar për sulmuesin e majtë. Pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gju që e mbajti larg fushave rreth 6 muaj.

Lojtari është rikthyer në formë dhe po pret me padurim nisjen e edicionit të ri. Dhe trajneri nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e tij, pavarësisht ofertave që vijnë nga sauditët.