E pyetur në “Pushime on Top”, nëse do kishte ndjekur ndonjë karrierë tjetër, Armina Mevlani ka treguar se nuk e mendon veten e saj larg modës dhe televizionit. Ajo tha se nëse nuk do bëntë këtë që po bën sot, atëherë do të ikte të jetonte në fshat.

Eni Shehu: E ke menduar ndonjëherë të ndryshosh drejtim, të mos bësh këtë që po bën sot?

Armina Mevlani: Nuk e kam menduar, sepse besoj se do jem në botën e televizionit dhe modës do jem gjithmonë. Nëse jo, do lë gjithçka, do iki në një shtëpi në fshat, do jetoj me pulat, gjelat dhe qenushë dhe do bëj një libër.