Astrologia e njohur, Meri Shehu bëri parashikimin e yjeve për muajin korrik sot në “Wake Up”, ku ishte e ftuar. “Kemi pasur një hënë të bukur e të plotë që e shijuam dhe që ishte e madhe. Ndikimi ishte në Bricjap. Kjo do të thotë që tendenca për një ngritje sociale ose për ego, ose për kritika, ose për menaxhim, ose për dukje sociale është shumë e madhe”, tha Meri.

Parashikimi për Gaforren dhe Luanin:

Gaforret e kishin gjithë hënën e plotë përballë shenjës së tyre, domethënë tregonin për një bashkëpunim të madh ose një mundësi e madhe bashkëpunimi. Do vazhdojë kjo si tendencë. Do dëgjojmë shumë Gaforre që do marrin edhe vendime të rëndësishme në jetën e tyre si fejesa apo martesa. Është shumë e bukur. Pastaj fillon hëna e re dhe është shumë e mirë për ta, por ka një përballje plutonje, diçka që brenda tyre që nuk i lejon të bëjnë këtë fillimin e ri. Kemi një Pluton aty që nuk të fal për disa gjëra.
Është një gjë që duhet të japësh llogari. Duhet t’i ndash mirë gjërat me të kaluarën, me ndjenjat, me pasionet.