Bayerni i Mynihut ka zyrtarizoi këtë të martë blerjen e Kim Min-jae, qendërmbrojtësit nga Koreja e Jugut, i cili ishte një nga shtyllat kryesore të skuadrës së Napolit, kampione e Italisë sezonin e kaluar.
Kim, 26 vjeç, u ble një vit më parë nga napolitanët te Fenerbahçe për 18 milionë eurove dhe tani është shitur te kampionët e Gjermanisë për 50 milionë euro (vlera e klauzolës së largimit).
Kim ka nënshkruar kontratë me bavarezët deri në vitin 2028 dhe do të jetë mbajë veshur fanellën me numër 3.
“Të luash për Bayernin është ëndërra e çdo futbollisti. Mezi prisa që të vija në Mynih, do të jetë një fillim i ri. Dua të luaj shumë ndeshje dhe të fitoj sa më shumë trofe”, tha lojtari në momentin e prezantimit.