Sali Berishës nuk ja kërcet shumë për “lajmet” që hedh në Facebook për të hapur një propagandë me ngjarje që nuk ekzistojnë. Kështu edhe sot ka hedhur një foto të Arben Ahmetajt, ku Berisha shkruan se është shkrepur në Londër. “Arben Ahmetaj me ccunat e partisë në Londër, duke i përshëndetur në emër të partisë”, shkruan Berisha.
Gazetari dhe botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, ka shkruar në faqen e tij në rrjetet sociale: “Kjo është foto e shkrepur nga celulari im. Për këtë arsye dhe nuk dukem. Është e prillit 2013 kur Ahmetaj u caktua kandidat për deputet në Përmet. Këta dy djemtë që duken në plan të parë janë njëri drejtori ujësjellësit Këlcyrë dhe tjetri Sekretar i Këshillit Bashkiak. Kemi qenë në një darkë tek Brauhouse tek Shallvaret.
Është e vetmja vjedhje që ja lejoj me qejf Saliut dhe shokëve të tij pasi na rregullon humorin në këtë vapë”.