Presidenti i SHBA, Joe Biden zhvilloi një takim zyrtar këtë të enjtje me presidentin finlandez, Sauli Niinisto përpara Samitit të Udhëheqësve SHBA-Nordikë. Në fokus të bisedës së dy homologëve ishte situate në Ukrainë dhe uniteti i NATO-s, pas anëtarësimit të Finlandës.
“Udhëheqësit riafirmuan angazhimin e tyre të palëkundur për të mbështetur Ukrainën ndërsa ajo vazhdon të mbrohet kundër agresionit rus. Presidenti Biden e përgëzoi Finlandën që u bë aleati ynë më i ri i NATO-s dhe mirëpriti rolin e saj si një ofrues rajonal i sigurisë”, thuhej në deklaratë.
Udhëheqësit gjithashtu përgëzuan vendimin e Turqisë për t’i dhënë “dritën jeshile” anëtarësimit të Suedisë në NATO.
Finlanda u bë anëtari më i ri i NATO-s në prill , pasi ajo dhe Suedia fqinje kërkuan t’i bashkoheshin aleancës ushtarake pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia vitin e kaluar.