Leonardo Bonucci ndodhet në qendër të vëmendjes me mbrojtësin që duket se do t’i japë fund aventurës në Itali. Sipas raportimeve të medieve italiane, për 36-vjeçarin ka oferta nga Arabia Saudite dhe nga Anglia.

Nga Arabia Saudite klubet që kanë shfaqur interes janë Al-Hilal dhe Al-Nassr, ndërsa në Premier League është Newcastle që e dëshiron liderin e kombëtares së Italisë.

Juventus raportohet se është i gatshëm ta lërë të lirë lojtarin të zgjedhë të ardhmen në mënyrë që të shpëtojë nga paga e Bonuccit që është rreth 6.5 milionë euro neto.