7 muaj ka zgjatur pritja e 440 klubeve të futbollit për të marrë shpërblimet e pjesëmarrjes në Kupën e Botës të Katarit. FIFA ka shpërndarë fondet në klubet e 51 shoqatave që morën pjesë, me një total që kapi vlerën e 187 milionë eurove. Duke parë raportin e FIFA-s, kuptohet roli kyç që luajnë klubet Europiane.

Pjesa më e madhe e kësaj shifra, rreth 142.5 milionë euro u depozituan në arkat e UEFA-s për t’ia dhënë më pas 275 skuadrave. 21.3 milionë euro shkuan për Federatën Aziatike, që do i shpërndajë në 67 skuadra, 13.8 milionë euro të tjera për Konfederatën Amerikane të Veriut, nga ku përfitojnë 53 klube dhe Conmebol me 5.2 milionë euro. Interesant është se në zonën e Oqeanisë ka përfituar vetëm një klub, australianët e Wellinghton, me 86 mijë euro.

Dominuese me lojtarët e saj në Kupën e Botës në Katar ishte Premier League me 46 klube, ndjekur më pas nga La Liga, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1. Në pesë skuadrat kryesore të Europës që përfituan janë Manchester City, Barcelona, Bayern Munich, Real Madrid dhe PSG. Pjesë e Kupës së Botës të fituar nga Argjentina ishin 837 lojtarë, teksa një ditë i kushtoj arkave të FIFA-s përafërsisht 9.826 euro në ditë për çdo lojtar, pavarësisht nëse morën minuta. Midis 440 klubeve që do marrin fonde janë 78 ekipe të nivelit të dytë, 13 në divizionin e tretë, pesë në të katërtin dhe një në nivelin e pestë.