Pak orë pasi sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi paralajmëroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në 29 korrik, kryesia e PD-së ka marrë një vendim për t’i marrë atij vulën e partisë.

Me propozim të 1/5 së anëtarëve, kryesia ka vendosur që të ngarkohet sekretari për çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë.

Ky hap i mbështetësve të Bashës në kryesinë e PD-së vjen, pasi një grup deputetësh i kërkuan Gazment Bardhit që të ndalë zgjedhjet për kryetar në 29 korrik për shkak se sipas tyre rrezikohet përçarja e partisë.