Nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Rudin Beka ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të treguar rreth mundësive që Shkodra ofron për turistët.
Ai tha se mundësitë që Shkodra të ofron për të kaluar një verë të këndshme janë të shumta, pasi ajo ofron mundësinë për të bërë aktivitete të ndryshme, si turizmi malor, kulturor, një kafe buzë liqenit e një mbrëmje në pedonale për ata që duan të shijojnë edhe natën.
“Por përveç turizmit malor, Shkodra ka shumë të zhvilluar edhe trashëgiminë kulturore dhe turisti mund të niset në 6 të mëngjesit të hajë mëngjesin e të bëj një ecje në mal. Mund të kthehet në drekë në Shirokë për të parë muzeumin e Marubit dhe të hajë darkën në Velipojë duke pirë një shishe verë”,-tha Rudin Beka, ndërkohë që shtoi se Shkodra është një mundësi e mirë edhe për ata që duan të shijojë jetën e natës.