Turi i dytë i Ligës së Kampioneve ka sjellë rezultate surprizë dhe padyshim që një nga rezultatet më befasuese ishte edhe eliminimi i Ferencvarosh nga skuadra modeste e Klaksvik.

Me dy nga “yjet” e skuadrës, është krenuar në rrjete sociale edhe vetë klubi nga Ishujt Faroe, pasi skuadra e tyre barazoi në turin e dytë ndja Hackenit me rezultatin 0-0. Joanes Danilsen dhe Rene Shaki Joensen janë dy lojtarë që luajtën si titullarë me skuadrën nga Ishujt Faroe dhe janë rikthyer në punën e tyre të zakonshme.

“Kjo është ajo që bëjmë: Joanns Kalso Danielsen dhe Rene Shaki Joensen luajtën një rol të rëndësishëm në barazimin e mbrëmshëm. Sot paradite u kthyen sërish në punë. Të dy janë elektricistë të ndërmarrjes vendase EL-IN”, shkruan klubi.