Emri i Neymarit është lidhur së fundmi me një transferim te Chelsea. Braziliani është pjesë e kampionëve të Francës prej gjashtë vitesh. Por, pavarësisht klasit që zotëron, ai kurrë nuk ia ka dalë të kthehet në liderin e skuadrës dhe të japë atë që të gjithë presin prej tij.
31-vjeçari qëndron jashtë fushave prej muajit shkurt për shkak të një operacioni në kyçin e këmbës. Presidenca e Chelsea dëshiron t’i dhurojë një emër të madh trajner Pochettino. Dhe Neymari është i përzgjedhuri për të përforcuar ofensivën.
Anglezët tentuan në fillim sipas Le Parisien marrjen në huazim të brazilianit, por tani kanë ndërruar mendje. Dhe duan të blejnë kartonin e tij. PSG është i hapur për shitjen e sulmuesit të njohur, teksa kërkon 60-70 milionë euro për të lejuar transferimin e tij në “Stamford Bridge”.