Danilo D’Ambrosio pranë akordit me Lazion. Kështu raportojnë mediat italiane, që shprehen të bindura se e ardhmja e ish-mbrojtësit të Interit, do të vijojë të jetë në Serinë A, por këtë herë në kryeqytet.

Mbrojtësi 34-vjeçar u largua nga Interi, pasi i përfundoi kontrata dhe është në kërkim të një tjetër skuadre, teksa së fundi ka marrë një ofertë konkrete nga Claudio Lotito.

Shifrat e ofruara nga bardhekaltrit duken joshëse për D’Ambrosion, që gjithashtu vlerëson faktin që i është vënë në tavolinë një kontratë 2-vjeçare në një klub që do të luajë edhe në Ligën e Kampionëve.

Me transferimin e mundshëm të D’Ambrossios te Lazio, do të shtohet konkurrenca edhe për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili luan pikërisht në krahun e djathtë të prapavijës bardhekaltër.