Sergino Dest, i cili u kthye te Barcelona pas huazimit te Milani, mund të largohet përgjithmonë nga klubi “blaugrana”. Mbrojtësi amerikan ka kontratë deri në vitin 2025 me katalanasit. Kthimi i anësorit te Barça, gjithsesi duket se do të jetë momental, pasi ai nuk bën pjesë në planet e Xavit dhe klubi ka nevojë për kapital për të investuar në treg.
Sipas raportimeve të “Fichajes.com”, propozimet kryesore për Destin vijnë nga Premier League. Interes më të madh për të kanë shfaqur Crystal Palace dhe Fulhami.
Po ashtu flitet edhe për një transferim të mundshëm te Manchester United, pasi trajneri i “Djajve të Kuq” ruan vlerësim pozitiv për Desti që nga kohët kur ishin të dy pjesë të Ajaxit të Amsterdamit.