Një grua është dhunuar seksualisht. Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në Kaçanik gjatë muajve shkurt-maj 2023.
Mediat në Kosovë shkruajnë se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë është arrestuar ditën e djeshme.
Njoftimi i policisë:
DHUNIM/Kaçanik Shkurt-Maj 2023. Viktima femër kosovare ka raportuar se, nga i dyshuari mashkull kosovar përmes kanosjes dhe shantazhit është dhunuar seksualisht gjatë periudhës së cekur kohore. Pas veprimeve të menjëhershme policore me datën 04.07.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.