Nga Kimete Berisha/
Zakonisht femrat i refuzojnë takimet.
Ama, refuzohen vetëm takimet e dashurisë.
E nuk refuzohen takimet politike në emër të Kosovës. Por, Albin Kurti nuk po e kupton që zemërimi është emocion, e kryeministri nuk guxon të veprojë në bazë të ndjenjave që ka për Edi Ramën.
Guxon por pastaj duket si Xhulieta me kordele. Si ‘femra’ e Edi Ramës.
Albin Kurti për Edi Ramën duhet të ketë mendime e jo ndjenja. Me fjalë të mira e me lutje (për t’i dal në takim), Edi Rama e ka zbutur aq shumë Albin Kurtin, e ka bërë ‘loçkë’!
Edhe sikur do t’ia kishte thëne të gjitha fjalët e rënda që ekzistojnë nuk do të mund ta zbuste e ta bënte petull kaq shumë.
P.S. Didare moj shpirti im
Pse s’më dole në takim!