Nga Kimete Berisha/
Në fillim të këtij teksti, ju njoftoj se nuk po shkruaj me ‘mend’ por me ‘ndjenja’.
Që nuk jam ‘mirë’ tregon fakti se sot u knaqa me ‘dhunën’ ujore që ndodhi në Kuvend!
Por, nuk më mjaftoi!
Çfarë dhune është ajo: spërkatja me ujë të destiluar?
Pa e vaditë me shllaf Bislimin – nuk më flladitet zemra.
Tash e kam të qartë, pse kanë thënë populli ‘Ruaju, se të del Hajdar’!
Hajdar i doli Hekuranit, i cili për mua e simbolizon ‘filxhanin’ e nevojtores sime, sepse sherri i tij (që na e vjedhi trustin bashkë me radikalët serbë) ende nuk e kam renovuar nevojtoren (dhe ashtu siç kam deklaruar publikisht, në shenjë revolte, ‘sholjen’ e WC-së e quaj Hekuran).
Ndërsa, Albulena i doli në ndihmë fizikisht Hekuranit, Hekurani (nga gëzimi që shpëtoi i gjallë nga pikat e ujit), e përqafoi ngrohtë Rudina Hajdarin.
E Hekurani, duke u mbrojtur nga pikat e ujit të shishes, u habit i ra shuplakë Bislimit.
E përshëndes përzemërsisht shuplakën në fjalë.
Barku sa koshi i Armend Mujës dukej si topi i Mic Sokolit derisa e mbronte Albin Kurtin nga pikat e ujit të shishes së opozitës. Rrahje për rrahje, bile rrahuni qysh rrihet, e jo, të rrethuar nga dhjetëra truproje të kryeministrit, kishe po rrihemi.
Rrahja ka rregulla.
Ndjeki rregullat.
Skuqja faqen.
Një truproje e kryeministrit e kish gjoksin sa të Pamela Andersonit, e një tjetër e mbronte Albinin nga uji me çadër të mbyllur ngjyrë kumbulle e pjekur. S’ka truproje nga turpi.
Edi Rama e mbrojti Albin Kurtin nga pikat e ujit të shishes! Është djalë i ndjeshëm ndaj ujit kryeministri shqiptar, i krijuar në prehërin e Nanos. Oh, nuk i pëlqen dhuna, anipse ka ‘rrahur’ gra, ka rrahur shokë, dhe me fjalë s’ka ditë që nuk e rrah minimumi një njeri.
Por, kur lypset të rrihet si mashkull – ëë.
Po të pyetej Edi Rama, shqiptarët ende do ta vizatonin me lara – lara Lirinë. Liria lyp dhunë, rrahje, gjak, sakrificë, Liria është çdo gië që nuk është Edi Rama, i cili sikurse Albin Kurti e gjeti lirinë e gatshme!
P.S. Ishte kënaqësi derisa e shikoje kryeministrin duke e kruar kokën prej zavalli.
Sepse, kur kruhet koka lyp rrehë. Sot Albin Kurtin e rrahu Mimoza Kusari.
Mimoza boll mirë tregoi në audio-përgjim se kokën e Albin Kurtit e thyejnë sekretet e saj me Milan Radoiçiq. Albin Kurti tha sot në Kuvend se nga frika prej tij, shoku i Mimozës, kryekrimineli Milan Radoiçiq, ndodhet në një hotel të Kopapnikut…por kishte harruar se Kopaoniku është edhe i Kosovës.