Manchester City është duke dominuar në Angli sezonet e fundit teksa makinerinë e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola dështoi ta ndalte edhe Arsenali i Mikel Artetës.
Edhe rivalët e pranojnë superioritetin e “The Citizens” teksa lojtari i Neëcastle, Bruno Guimaraes shprehet së fundmi se Manchester City në fushë duket sikur luan me 15 lojtarë dhe se kundërshtarët i bën të duken si fëmijë.
“Kur luan kundër Cityt duket sikur ata zbresin në fushë me 15 lojtarë dhe kundërshtari me shtatë. Ndodh një moment gjatë lojës dhe shikon që ata janë kudo në fushë, është e pabesueshme. Janë “çmendurisht” të mirë. Trajneri na thotë se duhet t’i bëjmë presion në krah të majtë apo të djathtë, por nuk e di si mund të luash kundër Cityt?!
Ata shënojnë me lehtësi. City është një shkallë më lartë të gjithë skuadrave të tjera në Angli, për mua është ndeshja më e vështirë kur luajmë kundër tyre. Më duket sikur ne jemi fëmijë dhe ata janë profesionistë. Është e tmerrshme”, u shpreh Guimarares.