Dinamo Batumi 0-2 Tirana

Tirana synon kualifikimin në turin e dytë të Conference League. Bardheblutë kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e parë në Shqipëri ndaj Dinamos së Batumit, ndërsa akti i kthimit luhet në orën 19.00, në Batumis Dinamos Satsvrtneli Baza (Batumi).

Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Të dy trajnerët kanë vendosur për titullarët, duke luajtur nga minuta e parë me më të mirët. Pak më poshtë keni rreshtimet:

FORMACIONET ZYRTARE:

Dinamo Batumi (4-2-3-1): Chichkan, Mamuchashvilli, Kabakhidze, Balic, Giorbelidze, Teidi, Lytvynenko, Tsiataishvilli, Zaria, Bidzinashvilli, Flamarion.

Tirana: (4-3-3) – Selmani; Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni; Hila, Jonuzi, Lushkja; Hasani, Abazaj, Latifi. Trajner: Orges Shehi

Minutë pas minute:

79- Gool. Deliu dyfishon shifrat. Festë e madhe te Tirana.

74- Georgiy Tsitaishvili vendos në provë Selmanin, shifrat nuk ndryshojnë.

65- Traversë e Zarias, Dinamo Batumi pranë golit.

52- Gjuajtje e bukur me hark e Hasanit, por devijon portieri. Rast i mirë.

46- Fillon pjesa e dytë.

45- Mbyllet fraksioni.

28- GOOLLL. Tirana realizon me Regi Lushkja. Bardheblutë i falen një të djathte të lojtarit.

22- Hila-Abazaj tentojnë të krijojnë diçka, ideja kuptohet nga prapavija e Dinamos së Batumit.

16-Ivan Lytvynenko provon nga distanca, por topi shkon shumë larg portës.

11- Minuta të qeta, skuadrat studiojnë njëra-tjetrën. Shumë pak hapësira.

1- Nis ndeshja.