“Asnjë lojtar nuk është më i rëndësishëm se klubi.”-ishte një deklaratë e bërë nga Nasser Al-Khelaifi pak ditë më parë, kur presidenti i Paris Saint-Germain vizitoi ekipin në kampin stërvitor në qendrën e re sportive “Poissy”. Një koncept që vetë Al-Khelaifi e kishte theksuar në mes të trazirave të krijuara nga Kylian Mbappe, duke synuar të largohej nga Parisi dhe Franca pasi njoftoi se nuk donte të rinovonte kontratën e tij që skadon në 2024.

Takimi i pritshëm mes numrit një të klubit dhe sulmuesit francez nuk është zhvilluar ende. Një ngërç që nuk e ndihmon PSG-në, e cila ka frikë se do të pësojë një humbje të rëndë ekonomike, e cila mund të plotësohet vetëm nga shitja e Mbappe, pa marrë parasysh rrogën që merr sulmuesi dhe bonuset që lidhen me të. Një situatë delikate, e cila gjithashtu ngadalëson merkaton e parizienëve dhe mundësinë për të firmosur me Bernardo Silva dhe Harry Kane.

Sipas raportimeve nga Franca momenti më i mirë për t’i dhënë fund “telenovelës” mund të jetë 31 korriku, data në të cilën Mbappe duhet të marrë, për ironi, një “bonus besnikërie” prej 40 milionë eurosh nëse vendos të aktivizojë klauzolën e rinovimit deri në vitin 2025. Shkurtimisht, e ardhmja është e pasigurt, por Paris Saint-Geramin nuk ka ndërmend të humbasë dhe nuk do të hezitojë ta nxjerrë në shitje yllin e skuadrës.