Mirlind Daku është zyrtarizuar në klubin e Rubin Kazan në Rusi. Sulmuesi shqiptar shkëlqeu sezonin e fundit në radhët e Muras në Slloveni teksa luante aty si i huazuar nga kroatët e Osijek. 25-vjeçari shënoi 24 gola në 49 paraqitje me sllovenët duke fituar në këtë formë interesin e rusëve të Rubin Kazan që shpenzuan plot 1.5 milionë euro për shërbimet e Dakut.
Osijeku do të përfitojë 1.2 milionë euro direkt dhe 300 mijë të tjera në formë bonusesh. Nga ky transferim përfiton edhe Llapi.
Klubi dardan ka ruajtur një përqindje të kartonit të sulmuesit dhe do të përfitojë 180 mijë euro. Sakaq, Daku ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Rubin Kazan do të përfitojë 500 mijë euro në sezon.