Pas prezantimit të logos më të re të Twitterit, Elon Musk nuk ka humbur kohë, pasi një “X” i madh është vendosur në krye të godinës në San Francisko.
Punonjësit kanë nisur menjëherë punën vetëm pa ditë pas lançimit të logos së re, duke hequr përfundimisht zogun blu.
Pak ditë më parë drejtuesi dhe shefja Ekzekutive e Twitter, Linda Yaccarino zbuluan logon e re të Twitter, nën mbizotërimin e një “X” i bardhë me sfond të zi. Në platformë nisi menjëherë zëvëndësimi gradual i shenjës që tashmë e identifikon atë.
Më parë Musk ka njoftuar se donte të ndryshonte logon e Twitter, e më pas nisi një anketim për miliona ndjekësit e tij, nëse ata do të favorizonin ndryshimin e skemës së ngjyrave të faqes nga blu në të zezë.
Që në momentin e blerjes së platformës nga Musk, biznesi i reklamave është përballur me një sërë disfatash dhe ndryshimesh.
Tarifa të reja u vendosën për përdoruesit e faqes, ndërsa nxiti shumë pakënaqësi.
Shumë ndjekës dhe reklamues janë përgjigjur negativisht ndaj tarifave të reja të faqes së mediave sociale për shërbimet e mëparshme falas, ndryshimeve të tij në moderimin e përmbajtjes dhe kthimit të llogarive të ndaluara më parë.