- Asnjë gjurmë gishtash apo ADN nuk u gjet në kokainën, e sekuestruar në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, pavarësisht një analize të sofistikuar të laboratorit të krimit të FBI-së, dhe pamjet e vëzhgimit nuk identifikuan asnjë të dyshuar. Nuk ka të dhëna se kush e solli drogën në ndërtesë, sipas Associated Press.
Agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së gjetën pluhurin e bardhë gjatë një spastrimi rutinë të Shtëpisë së Bardhë më 2 korrik, në një korridor të West Wing, ku është hyrja e stafit dhe hyn dhe grupet turistike mblidhen për të vendosur telefonat dhe sendet e tjera.
“Pa prova fizike, hetimi nuk do të jetë në gjendje të veçojë një person nga qindra individë që kaluan nëpër korridor ku u zbulua kokaina”, thanë zyrtarët e Shërbimit Sekret në përmbledhje.
Prania e kokainës në Shtëpinë e Bardhë shkaktoi një mori kritikash dhe pyetjesh nga republikanët, të cilët kërkuan një konferencë të enjten mbi hetimin. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se presidenti Joe Biden besonte se ishte “tepër e rëndësishme” që Shërbimi Sekret të zbulonte se si droga përfundoi në Shtëpinë e Bardhë.
Biden nuk ndodhej aty në kohën e zbulimit. Ai ishte në Camp David me anëtarët e familjes së tij për fundjavën e pushimeve.