Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas, me një ceremoni zyrtare në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara.
Dy presidentët do të zhvillojnë bisedime kokë më kokë, dhe më pas do të adresohen në një konferencë të përbashkët për media.
Erdoğan dhe Abbas do të diskutojnë të gjitha aspektet e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Palestinës, si dhe hapat që do të thellojnë bashkëpunimin dypalësh.
Në agjendën e takimit do të jetë edhe çështja Palestinë-Izrael, si dhe zhvillimet e tjera rajonale dhe ndërkombëtare.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjithashtu pritej të vizitonte Turqinë këtë javë, por udhëtimi u shty pasi ai pati një operacion të paplanifikuar gjatë fundjavës për vendosjen e një stimuluesi kardiak.
Ankaraja mbështet fuqimisht një zgjidhje me dy shtete për konfliktin Izrael-Palestinë, duke përfshirë krijimin e një shteti palestinez me Kudsin Lindor si kryeqytet