Skuadra spanjolle e saporënë në La Liga 2, Espanyol po fillon merkaton. Skuadra ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares sonë, Keidi Bare po fillon të mendojë për largimet nga ekipi.

Siç duket një nga largimet do të jetë edhe Bare. Deri para disa ditësh Bare kishte statusin e të paprekshmit në ekip, por problemet financiare kanë bërë që Keidi të jetë një “pikë” kryesore për të sjellë të ardhura në klub.

Kontrata e 25-vjeçarit përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, por edhe pse trajneri e pëlqen shumë lojtarin ai mund të largohet këtë merkato pasi nuk duan ta humbasin me parametra zero.