“Unë jam Klentonita Ademaj, 18-vjeçe. Jam me origjinë nga Peja, Kosova, vendi që ju keni ndihmuar. Tezja juaj më vendosi emrin e familjes tuaj në shenjë mirënjohjeje për atë që ju keni bërë për ne që të fitojmë pavarësinë. Dua t’ju falenderoj për atë që ju keni bërë për vendin tonë dhe që ne kemi liri e paqe”, u shpreh ajo.
“Jam Klinton Berisha. Jam nga Kosova dhe jam i nderuar që të mbaj mbiemrin tuaj si emrin tim. Jemi krenarë për atë që ju keni bërë për vendin tonë dhe që jemi të pavarur”, u shpreh ai.
“Unë jam klinton Ferizi, jam krenar dhe ju falenderoj nga zemra SHBA-të dhe ju si president”, u shpreh një tjetër.