Reperi i njohur shqiptar, Fero, është kthyer në kryetemën e shumë mediave rozë.
Kjo pasi ai u denoncua për dhunë në familje nga gruaja e tij, modelja Arbenita Ismajli.
Kjo i kushtoi me një arrestim dhe paraburgim prej 30 ditësh – masë e caktuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit pas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria Themelore në Gjilan.
Reperi i hitit “Feromeni” të shtunën theu heshtjen me një reagim të bërë në rrjetin social InstaStory, ku iu kundërpërgjigj bashkëshortes së tij me një shkrim në InstaStory.
“Drejtësia është thikë me dy teha, varet prej cilit kënd e drejton?!…E sa i përket Ninës mos u viktimizo përmes saj, se e gjithë bota e di se për të mami jem është kujdesur. Unë jam munduar të jem i kulturuar dhe të kam lejuar të merresh me karrierë, por ti lirinë dhe durimin tim e ke keqpërdor deri në maksimum. E tash, pasi e ke sjell punën deri në nivel gjyqësor tash të presim si po vendos drejtësia. Unë para Zotit edhe vetes jam i drejtë. Herëdokur e vërteta del në shesh. l drejti zhytet, por nuk mbytet. Për mua, kjo është edhe një sprovë jetësore dhe do më kalis më fort për jetë. Shihemi në gjyq”, ka shkruar reperi gjilanas në InstaStory.
Fero gjithashtu publikoi edhe një fotografi të nënës së tij, ku shihet duke mbajtur në krahë vajzën e tyre, teksa ka shkruar në mbishkrimin e saj: “Faleminderit mami që je përkujdesur për Ninën, që nga lindja e saj e deri më tash. Faleminderit mam për gjithçka”.
Ky reagim erdhi pak orë pasi modelja Ismajli, bëri gjithashtu një njoftim për ndjekësit e saj.
“Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen. Unë dhe Nina jemi mirë. Unë besoj në drejtësi”, kishte shkruar Arbenita në InstaStory.