Erik Lloshi ishte i ftuari i Ermalit në ‘Më prit në fundjavë’ ku tregoi se sa shumë impenjim e investim ka marrë klipi i tij ‘Vajzë shqiptare’. Këngëtari e konsideroi si një nga projektet e tij më të rëndësishme duke theksuar se edhe shumat monetare për realizimin kanë qenë të larta. Teksa Ermali e pyeti se si kanë qenë reagimet ndaj këngës ai tregoi zhgënjimin nga mos suporti i disa prej emrave të muzikës shqiptare’
‘Unë nuk kam hyrë me këtë këngë për të fituar vetëm lekë, e kam bërë edhe për kënaqësi. E di ku është e keqja kur ta lënë mesazhin “seen” dhe të shpërfillin e kush, ata që i kam suportuar pafund: Fifi, Ylli Limani dhe Luiz Ejlli. Luizi se ka parë fare, këta të dy po’.
Ermali ndëhyn duke i thënë se ndoshta Fifi dhe Ylli Limani kanë qenë të zënë kur ai i ka shkruajtur apo se ndoshta kënga e tij e re nuk u ka pëlyqer. Mos duhet të mendoj këto arsye Eriku për mos përgjigjet e tyre?
‘S’ka lidhje dhe unë jam shumë i impenjuar, s’është punë inati. Edhe une kam punë. Bota do rrotullohet, mos ta harrojnë. Ata s’kanë arsye, kanë menduar se Eriku si hyn më në punë. Ylli Limanin e kam mbajtur afër që kur ishte te ‘Cest la vie’, kur nuk njiheshe akoma. Nesër do vij një i ri që do na thyej hundën, do isha shumë i lumtur të më thonin Erik s’më pëlqen kënga. Nuk pres ta shpërndajnë këngën me patjetër, s’është detyrim është respekt, më kthe përgjigje. Kaq. Është njerezore, se bej për vëmendje, është njerëzore’ – përfundoi Eriku.