Milani ka siguruar blerjen e radhës.
Kuqezinjtë kanë arritur prej ditësh akordin me Tijjani Reijnders, mesfushorin e talentuar të AZ Alkmaar.
Ndërkohë që dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për shifrën 20 milionë euro + 5 të tjera në formë bonuesh.
24-vjeçari do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me Milanin, nga e cila do të përfitojë 1.6 milionë euro në sezon.
“U thashë po drejtuesve të Milanit që në telefonatën e parë. Ëndërroj të fitoj Champions League dhe Serie A me kuqezinjtë.
Ishte një vendim shumë i lehtë për mua të bashkohesha me Milanin”, deklaroi Reijnders, i cili pritet të zbarkojë në Itali gjatë mbrëmjes së sotme.
Lojtari tulipan do të kryejë testet mjekësore gjatë ditës së martë, ndërkohë që të mërkurën pritet të zhvillojë seancën e parë stërvitore me skuadrën e Piolit.
Reijnders është përforcimi i pestë për Milanin, që më parë ka siguruar shërbimet e Sportiellos, Loftus-Cheek, Romeros dhe amerikanit Pulisic.