Modelja bukuroshe, Adrola Dushi ka realizuar një festë madhështorë për ditëlindjen e saj. Adrola festoi 30-vjetorin duke realizuar një festë me njerëzit e saj më të afërt.
Lule, limona, det, freski- ishin elementet kryesore të kësaj feste. Adrola dukej si gjithnjë shumë elegante e veshur me një fustan nude.
“Unë jam një njeri jo thjeshtë me fat, por një njeri i llastuar nga fati. Kam kaluar një ditë si të jetë një ëndërr, kam marr kaq shume dashuri te sinqerte, gëzim, e hare”- shkruan modelja.