Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës pasditen e sotme, ku janë përplasur dy kamionë.

Nga pamjet shihet se njëri prej kamionëve ka çarë trafikndarësen duke u kthyer kryq në autostradë.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të menaxhuar trafikun e krijuar nga aksidenti.