Superylli Jennifer Lopez u shfaq tërësisht pa grim dhe me rroba palestre pasi ishte duke pritur jashtë studios luksoze të fitnesit.

53-vjeçarja u pa duke trokitur në derën e palestrës së saj të preferuar Tracy Anderson në Los Angeles, pasi nuk arriti të hynte.
Aktorja dhe këngëtarja u mbështet pas murit ndërsa priste të hynte. Më në fund, ajo u lejua brenda.

Kur ajo doli pak kohë më vonë, ajo u duk se ishte në një humor mjaft të çuditshëm pasi kur po dilte me shpejtësi dhe u fut në makinë tha “F*** you, bye”.

Lopez gjatë pritjes mbante në duar shishen e saj me ujë dhe celularin. Këngëtarja kishte veshur një bluzë të verdhë neoni, e cila tregonte krahët e saj të skalitur dhe belin e vogël. Por ato që binin në sy ishin streçet e saj ngjyrë gjelbër dhe verdhë lëkurë gjarpri.

Ylli mbante syze dielli me ngjyrë ari për të mbuluar fytyrën e saj pa grim. Sa për flokët, ajo ka preferuar t’i mbledhë në një topuz të ccregullt të cilin e bën shpesh për stërvitjet e saj.