Një ushtar shtrëngohet nga dhimbja, ndërsa mjekët profesionistë punojnë për mjekimin e veshit të tij të gjakosur. Pamjet që shihni më poshtë vijnë nga vija e parë e luftës, ku ushtarët ukrainas kërkojnë ndihmë në një pikë stabilizimi mjekësor në Zaporizhzhia.

Një tjetër ushtar ngrihet me barelë të mbuluar me fletë metalike. Ukraina ka kryer një “operacion të rëndësishëm” ditën e djeshme në rajon, si pjesë e kundërofensivës ushtarake.