Davide Frattesi është futbollist i Interit.
E Konfirmon lajmin drejtori sportiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali, i cili duke dalë nga zyrat e klubit zikaltër, deklaroi se mesfushori italian ka firmosur tashmë kontratën.
“Po, mund të themi se Frattesi është futbollist i Interit. Ka firmosur pak minuta më parë kontratën dhe mund të themi se ka qenë një blerje shumë e mirë për Interin. Edhe për ne marrëveshja shkoi në mënyrën më të mirë, pasi morëm edhe Mulattierin, një futbollist të talentuar që e ndiqnim prej kohësh”, u shpreh Carnevali.
Mediat në Itali zbulojnë se Frattesi transferohet te zikaltrit në huazim me detyrim blerjeje për 24 milionë euro sezonin e ardhshëm, si dhe kartonin e të riut Mulattieri, që kalon te Sassuolo.
Në këtë mënyrë Simone Inzaghi zëvendëson menjëherë kroatin Brozovic, i cili u transferua në Arabinë Saudite, teksa Frattesin do ta ketë në dispozicion që në ditën e parë të grumbullimit, më 15 korrik.