Eni Koçi ka festuar së fundmi 27-vjetorin e lindjes. E ndryshe nga vitet e kaluara, kjo është ditëlindja më e bukur dhe më e veçantë për këngëtaren, pasi për herë të parë ajo po e feston si nënë.
Në këtë ditë kaq speciale nuk mungoi as urimi emocionues i partnerit të saj Genc Prelvukaj, urim i cili e ka bërë Enin të përlotet.
“Ne ndajmë një jetë bashkë, luftojmë për cdo ënderr të bukur, flasim përmes dashurisë e besojmë në njëri-tjetrin. Kemi thyer secilën stuhi duke vënë ndjenjën mbi lakminë, mirësinë para krenarisë, e familjen mbi cfarë do tjetër. Nëse do të kisha mundësinë të kthehem në kohë, nuk do të bëja të njejtën gjë me ty, por do të provoja të bëja më shumë. Urime dita e lindjes tendë, njeri i dashur, aleat e shok i mirë në jetë. Jam i sigurtë që do të dua deri në ditën kur sytë e mi nuk do të hapen më”, shkroi ai.
“Edhe te thash mos me be te qaj kete vit me urimin por nuk me paske degjuar. Te dua shume. Je jeta ime”, i komenton Eni.