Mbytet një 45-vjeçar në Liqenin e Farkës. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M. D., 45 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 04.07.2023, në Liqenin e Farkës, është gjetur dyshohet i vetëmbytur shtetasi M. D., 45 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.