Mediat greke raportojnë 5 vatra zjarri. Flakët kanë shpërthyer pasditen e sotme dhe po djegin një pyll dhe një zonë me bar. Forcat zjarrfikëse dhe ato të bashkisë po punojnë për të izoluar flakët.
Kryetari i bashkisë së Korfuzit të Veriut, Giorgos Machimaris, duke folur për Agjencinë e Athinës, tha se “është një situatë e vështirë dhe zjarri në vendbanimin Megoulas ka arritur në shtëpitë e para. Zarrfikësit dhe policia po luftojnë për të ndaluar përparimin e flakëve”.
Ndërkohë ishullin e Rodosit, mijëra banorë janë të detyruar të braktisin vendbanimet e tyre, pasi flakët po përhapen me shpejtësi. Evakuimi është bërë për të siguruar jetën e tyre dhe për t’i larguar ata nga zonat e prekura nga zjarri.
Gjithashtu, zjarri ka shpërthyer edhe në veri të Korfuzit, duke krijuar një situatë të rrezikshme për banorët e kësaj zone. Autoritetet janë në gatishmëri të plotë për të ndaluar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur banorët.
Zjarrfikësit dhe forcat e Mbrojtjes Civile janë në terren, duke luftuar me zjarrin dhe punuar për të mbajtur situatën nën kontroll. Ndalimi i përkeqësimit të situatës është prioritet për autoritetet, të cilat po bëjnë të gjithë përpjekjet e tyre për të parandaluar dëme të mëtejshme