Një burrë në Prizren është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Sh.S., i cili është dhunuar nga bashkëshortja e tij me inicialet V.K. Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën “Flamuri”, rreth orës 20:00. Mësohet se gruaja e ka dhunuar bashkëshortin e saj, duke i shkaktuar lëndime në trup.
Nga ana tjetër, burri i dhunuar ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka probleme shëndetësore dhe se ajo bën sjellje të pahijshme, bërtet dhe sulmon edhe anëtarët e tjerë të familjes.
Policia thotë se e ka patur të pamundur për të intervistuar gruan dhunuese, pasi është shtatzënë dhe nuk ka qënë aspak bashkëpunuese.